New England Patriots fitojnë Superbowl-in

02/02/2015 00:00

New England Patriots kanë fituar Superbowl-in dhe pas 10 vitesh kthehen në majë të NFL-së.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bill Belichick, e cila vinte nga dy finale të humbura ndaj Giants në vitin 2007 dhe 2011, ka mundur 28-24 kampionët në fuqi të Seattle Seahawks.

Në disavantazh 24-14 në fund të periodës së tretë, Tom Brady, i votuar si lojtari më i mirë i finales, udhëheq të tijët në fitore.

Gjithsesi, përcaktues për fatin e ndeshjes ishte dhe bllokimi që Butler-i i bëri Wilson-it (“quarterback”-ut të Seattle) kur duheshin edhe 20 sekonda nga fundi.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel