Novak Djokovic, “mbreti” i Australisë

01/02/2015 00:00

Është sërish Novak Djokovic fituesi i Australian Open. Tenisti serb, numri 1 në botë, ka fituar për herë të pestë në karrierë Grand Slam-in që zhvillohet në Melburn duke mundur në finale britanikun Andy Murray në katër sete (7-6, 6-7, 6-3, dhe 6-0).

Djokovic kishte fituar më parë në Australi në vitet 2008, 2011, 2012 dhe 2013. I sivjetmi është Grand Slam-i i tetë i fituar në karrierë për numrin 1 të tenisit të meshkujve.

Nga ana e tij, Andy Murray bëri shumë gabime në momentet përcaktuese të ndeshjes duke humbur një tjetër finale.

Finalja e sotme nuk do të hyjë në histori si një nga më spektakolaret. Djokovic dhe Murray zhvilluan një ndeshje me intensitet, por me shumë pak gjuajtje emocionuese.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel