F1, prezantohet Mercedesi W06

01/02/2015 00:00

Paraditen e së dielës skuderia Mercedes prezantoi njëvendëshen e sezonit të ri në pistën spanjolle të Jerez. Kampioni i Botës Lewis Hamilton dhe shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg zbuluan makinën me emrin Mercedes W06.

Me një hundë të shkurtër dhe me disa të reja në pjesën e pasme, Mercedes W06 pritet sërish të dominojë edhe këtë sezon të Formulës 1, ashtu siç bëri vitin e kaluar.

Nuk ka ndryshuar asgjë në ngjyra, por ka zëra se është shtuar fuqia e motorit. E frikshme…

FOTO GALERI
1/5

Top Channel