Williams mbretëresha e Melburne, mposhti 2-0 Sharapovën

31/01/2015 00:00

Serena Williams triumfon pas 5 vjetësh në Australian Open pasi mundi në finale 2-0 me sete rusen Maria Sharapova.

Amerikanja, numri 1 në renditjen botërore, e çon në 19 numrin e trofeve Slam dhe barazon 2 legjendat e tenisit Chris Evert dhe Martina Navratilova, ndërkohë që tashmë i ka vendosur syrin rekordit të Stefi Graff me 22 trofe.

Serena konfirmohet edhe në Melburne si një mur i pathyeshëm për tenisten ruse e cila ka fituar ndaj saj vetëm në 2004, ndërkohë që në 16 përballjet e mëvonshme ka arritur të fitojë vetëm 3 sete gjithsej.

Më triumfin në Melburnë, 33-vjecarja Serena Williams bëhet njëkohësisht dhe tensitja me e vjetër që fiton Slamin e parë sezonal.  

Top Channel