Australian Open, Djokovic-Murray finalja e madhe

30/01/2015 00:00

Për herë të tretë në pesë vitet e fundit, finalja e meshkujve në Australian Open do të vërë përballë serbin Novak Djokovic me skocezin Andy Murray.

Djokovic mundi në gjysmëfinale zviceranin Stan Wawrinka, kampionin në fuqi të turneut, në 5 sete me rezultatin 7-6, 3-6, 6-4, 4-6 dhe 6-0.

Serbi i ka fituar dy finalet e luajtura ndaj Murray-t dhe të dielën në orën 09:30 do të provojë të bëjë të njëjtën gjë.

Nuk ishte një ndeshje e madhe nga ana e Djokovic, por mjafton për të mundur zviceranin dhe për t’u hakmarrë për humbjen e vjetshme ndaj tij në çerekfinalen e Australian Open.

Ndeshja zgjati 3 orë e 32 minuta dhe Djokovic shkon kështu për herë të pestë në karrierë në finalen e Australian Open.

Top Channel