Bale: Unë dhe Ronaldo nuk jemi rivalë

30/01/2015 00:00

Gareth Bale ka përsëritur edhe një herë tjetër se ai dhe Cristiano Ronaldo nuk janë rivalë në skuadrën e Realit të Madridit.

Në një intervistë për revistën britanike ‘Sport Magazine’, futbollisti uellsian tha: “Kur u transferova te Reali, e dija që Cristiano ishte lojtari kryesor i ekipit. Është i pabesueshëm. Mjafton të shohësh mesataren e golave që ka shënuar. Unë e respektoj dhe të dy ndihemi shumë mirë në fushë me njëri-tjetrin.”

Në lidhje me jetën e tij në Madrid, Bale deklaroi: “Ke më shumë vëmendje, më duket sikur jam i analizuar gjatë gjithë kohës. Ka gazeta që i dedikohen vetëm skuadrës së futbollit. Gjithsesi, mësohesh edhe me këtë.”

Top Channel