Australian Open, Williams-Sharapova finalja e femrave

29/01/2015 00:00

Serena Williams, numri 1 i tenisit femëror dhe Maria Sharapova, numri 2, do të përballen në finalen e madhe të Australian Open.

Rusja ishte e para që preu biletën për në finale duke mundur në Road Laver Arena patrioten e saj Ekaterina Makarova në dy sete (6-3 dhe 6-2). Ndeshja zgjati 1 orë e 27 minuta.

Më pas, ishte radha e amerikanes Serena Williams, e cila mundi amerikanen tjetër Madison Keys po në 2 sete (7-6 dhe 6-2), në 1 orë e 24 minuta.

Finalja e Australian Open do të luhet ditën e shtunë në orën 9:30 dhe do të mund ta ndiqni në kanalet e paketës Supersport.

Top Channel