“Nëse dëshiron të ikë, Guardiola është i lirë”

28/01/2015 00:00

Franz Beckenbauer e ka të qartë: Pep Guardiola është i lumtur te Bayern Munchen, por do të largohet kur të dëshirojë ta bëjë diçka të tillë.

Presidenti i Nderit i klubit bavarez ka thënë për ‘Bild’ se trajneri spanjoll, i cili kohët e fundit hodhi dyshime mbi të ardhmen e tij, nuk ka nevojë për kontratë dhe do të largohet kur të dojë, pavarësisht situatës kontraktuale.

“Shpresoj që Guardiola të qëndrojë 10 vite me ne. Ai dhe familja e tij janë të lumtur në Mynih, por kjo nuk do të thotë që ai nuk do të ikë kur të dojë, pavarësisht kontratës që i përfundon në qershor të vitit 2016”, tha Beckenbauer.

“Pep nuk ka nevojë për kontratë. Nëse ka dëshirë të largohet, do të largohet”, theksoi legjenda e futbollit gjerman.

Top Channel