Australian Open, gjysmëfinale Djokovic-Wawrinka

28/01/2015 00:00

Novak Djokovic dhe Stanislas Wawrinka do të jenë gjysmëfinalistët e dytë të Australian Open, Grand Slam-it të parë të vitit në tenisin e meshkujve.

Tenisti serb dhe ai zviceran mposhtën në çerekfinale respektivisht Milos Raoniçin dhe Kei Nishikorin duke iu bashkuar në gjysmëfinale çiftit Murray-Berdych.

Djokovic fitoi në tre sete me rezultatin 7-6, 6-4 dhe 6-2, ndërsa Wawrinka kaloi po në tre sete me rezultatin 6-3, 6-4 dhe 7-6.

Top Channel