2 ndeshje dënim për Cristiano Ronaldon

28/01/2015 00:00

Cristiano Ronaldo është dënuar me 2 ndeshje pezullim nga Komisioni i Garave pas kartonit të kuq që sulmuesi i Realit të Madridit mori në ndeshjen ndaj Cordoba të shtunën e kaluar.

Në këtë mënyrë, portugezi do të humbasë takimet që madrilenët do të luajnë në kampionat ndaj Real Sociedad dhe Sevilla, por do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Atletico Madrid, që do të luhet në stadiumin ‘Vicente Calderon’, më 7 shkurt.

Real Madrid e ka pranuar këtë dënim dhe nuk do e apelojë.

Top Channel