Aksident i rëndë rrugor në Rinas, një i vdekur, 3 të plagosur

28/01/2015 00:00

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesnate në Rinas. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime nga polica kanë bërë të ditur se viktima A. Shtija, identiteti i të cilit është mësuar mëngjesin e së mërkurës, udhëtonte në automjetin me targa AA 777 FU.

Nga të dhënat e para, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, ndërsa policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel