Elbasan, aksidentohet për vdekje 70-vjeçari

27/01/2015 00:00

Një 70-vjeçar është goditur për vdekje nga një automjet në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin.

I moshuari i identifikuar si Sabri Koloriu ka qenë kalimtar në momentin e përplasjes.  Ai është transportuar menjëherë në spital nga një patrullë e policisë që e ka gjetur në anë të rrugës, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga aksidenti ndërroi jetë.

Policia e Elbasanit njofton se drejtuesi i mjetit ka braktisur menjëherë pas përplasjes 70-vjeçarin dhe se ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Top Channel