Samuel Eto’o, lojtari i ri i Sampdorias

27/01/2015 00:00

Sampdoria ka zyrtarizuar blerjen e saj të re: sulmuesin Samuel Eto’o. Kamerunasi ka nënshkruar një kontratë për 3 vjet e gjysmë dhe do të luajë për skuadrën italiane deri në vitin 2018.

Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të internetit, Sampdoria ka rreshtuar trofetë e shumtë të fituara në karrierë nga ish-lojtari i Barcelonës, Interit dhe Chelsea-t: “Ka kampionë që nuk përshkruhen dot me fjalë, por vetëm statistikat tregojnë madhështinë e tyre. Mirësevjen Samuel!”

Eto’o nuk është e vetmja blerje e Sampdorias në këtë merkato janari. Luis Muriel, Joaquin Correa, Andrea Coda dhe Alberto Frison janë përforcimet e tjera të skuadrës së drejtuar nga Sinisa Mihajlovic.

Top Channel