Fotoja e parë e Alonsos me tutën e McLaren-it

27/01/2015 00:00

Kur duhen edhe dy ditë nga prezantimi zyrtar i projektit të ri sportiv të McLaren-it, skuderia britanike ka publikuar foton e parë të Fernando Alonsos me tutën e bardhë që do të përdorë këtë vit.

Fotoja është publikuar në Twitter dhe bie në sy logoja e Hondës dhe disa sponsorë të vegjël si Mobil, SAP apo Pirelli. Por, nuk shihet asnjë ndërmarrje e madhe që do të mbështesë në këtë sezon skuderinë McLaren-Honda.

Mendohet se të enjten, së bashku me njëvendëshen e re do të prezantohet edhe sponsori kryesor.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel