Mexes, 4 ndeshje pezullim pas agresionit ndaj Maurit

27/01/2015 00:00

Philippe Mexes është dënuar me 4 ndeshje pezullim pas agresionit ndaj Stefano Maurit në ndeshjen Lazio-Milan, takim që përfundoi me fitoren 3-1 të vendasve.

Mbrojtësi francez i kuqezinjve i vuri dorën në fyt kundërshtarit e pasi mori kartonin e kuq, e sulmoi edhe një herë tjetër mesfushorin e Lazios duke e shtrënguar në fyt. Ishte ndërhyrja e shokëve të tij të skuadrës ajo që pas disa minutave qetësoi situatën.

Mexes do të mungojë në katër ndeshjet e radhës që Milani do të luajë në kampionat: ndaj Parmës, Juventusit, Empolit dhe Cesenës.

Top Channel