Klopp: Të parafundit? Kemi potenciale për ta kaluar këtë situatë

26/01/2015 00:00

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, është shprehur optimist në lidhje me mundësitë e ekipit të tij për mbijetesë këtë sezon, teksa të gjitha skuadrat gjermane nisin këtë fundjavë fazën e dytë të Bundesligës.

“The Westphalians”, që kanë sfiduar vitet e fundit Bayern Munchenin për titullin kampion, mbajnë aktualisht vendin e parafundit në renditjen e kampionatit gjerman dhe në këtë rikthim pas asaj rënieje dramatike të vitit të kaluar, në vend që të kenë për objektiv një vend në Europë sezonin e ardhshëm, e kanë kthyer fokusin e tyre në “shmangien e rënies nga kategoria”.

Klopp, i cili ka drejtuar një ekip në atë që mund të konsiderohet si gjysma e parë sezonale më e keqe e karrierës së tij si trajner, mbetet i bindur se lojtarët e tij do të dinë të dalin nga rreziku që u kanoset dhe shumë shpejt do të harrojnë pjesën e parë të këtij kampionati.

“Nuk jemi optimistë naivë dhe e dimë që presioni sa vjen e do të rritet, jo të ulet, por kemi një potencial të madh dhe e dimë sesi ta shfrytëzojmë atë”, tha ai për gazetën “Welt”. “Çfarëdo që të ndodhë, fundi i ndeshjes së 34-t të sezonit do të jetë pika përfundimtare e një sezoni të jashtëzakonshëm. Do të jetë një sezon plot me kujtime të pakëndshme, pasi ta mbyllësh në vendin e 17 pjesën e parë të tij duket si të marrësh pushime e t’i kalosh ato mbi një krevat të mbushur me gozhdë”.

Top Channel