“Nuk do e blejmë Leo Messin”

26/01/2015 00:00

Bayern Munchen ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e blerjes së Leo Messit. Karl-Heinz Rummenige, drejtori i përgjithshëm i klubit gjerman, ka deklaruar se Barcelona dhe ylli argjentinas nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri.

“Messi dhe Barcelona janë si një martesë e pavdekshme. Nuk do të ndahen kurrë, ashtu siç nuk do të ndahet kurrë Bayern Munchen nga Philipp Lahm. I njoh shumë mirë drejtuesit e Barçës, nuk e shesin”, tha Rummenigge për ‘Kicker’.

Leo Messi ka një klauzolë prej 250 milionë eurosh dhe për të është i interesuar edhe Chelsea.

Top Channel