“Pogba vlen 100 milionë euro”

26/01/2015 00:00

Massimiliano Allegri i vendos çmimin lojtarit më të kërkuar të Juventusit: Paul Pogba. Trajneri i bardhezinjve ka thënë pas performancës së francezit ndaj Chievo-s se mesfushori vlen plot 100 milionë euro!!!

Një shifër marramendëse për një lojtar unik, me talent të jashtëzakonshëm dhe me të ardhmen para.

“Nuk e zbulojmë sot talentin e tij. Do të përmirësohet më tej dhe do të bëhet më i forti në botë. Është i jashtëzakonshëm, është një kampion i vërtetë. Për ta blerë, duhen 100 milionë euro”, tha Allegri për futbollistin që po kërkohet nga Real Madrid, Manchester United, Manchester City, PSG dhe Chelsea.

Top Channel