Seria A, Juventusi shkëputet në krye

26/01/2015 00:00

Juventusi është skuadra që ka dalë më e fituara e kësaj të diele. Kampionët në fuqi të Italisë mposhtën 2-0 Kievon dhe falë barazimit të Romës 1-1 me Fiorentinën e çon në 7 pikë diferencën me vendin e dytë.

Pogba dhe Lishtajner janë autorët e dy golave të Juves që ngjitet në kuotën e 49 pikëve.

Ndryshe nga skuadra e Alegrit, Interi i Roberto Mançinit u mund në “San Siro” 0-1 nga Torino, rezultat ky që i mban larg zikaltërit nga zona europiane. Heroi i fitores së torinezëve ishte Moreti, i cili në sekondat e fundi ndëshkoi vendasit pas një topi të marrë nga Maksi Lopez.  

Top Channel