Lucas Silva: Realizova ëndrrën time

24/01/2015 00:00

Lojtari më i ri që i është bashkuar Realit të Madridit, mesfushori Lucas Silva, deklaroi se transferimi te klubi kampion Europe në fuqi “është një ëndërr e realizuar”.

“Jam shumë i lumtur. Tani, e gjithë bota do të më njohë dhe do të shohë cilësitë e mia”, tha 21-vjeçari i cili erdhi nga Cruzeiro.

Braziliani i ri ishte një nga mesfushorët më të mirë të vendit të tij në vitin 2014 dhe është shpallur kampion në dy sezonet e fundit me klubin brazilian.

Lucas Silva do të prezantohet më 26 janar, në stadiumin Santiago Bernabeu. Edhe pse nuk është publikuar zyrtarisht, mendohet se Reali ka paguar 14 milionë euro për shërbimet e mesfushorit 21-vjeçar.

Top Channel