Luis Enrique: Nuk e pashë Messin duke vjellë

23/01/2015 00:00

Luis Enrique deklaroi të premten, në konferencën e shtypit në prag të sfidës që Barcelona do të luajë ndaj Elches, se nuk e ka parë Messin të vjellë në fushë në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid.

Kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje, trajneri i katalanasve u përgjigj: “Më vjen keq, por nuk e kam parë duke vjellë.”

Në lidhje me formën e Luis Suarezit, të cilit po i mungon goli me blaugranat, Luis Enrique sqaroi: “Po kalon një moment jo të mirë, por janë periudha që i kalojnë të gjithë sulmuesit. Ai e ndihmon shumë skuadrën dhe jemi të kënaqur me rendimentin e tij. Bën disa lëvizje në zonë që pak lojtarë janë të aftë t’i bëjnë. Do vijë momenti që do të shënojë gola. Ka ndryshuar skuadër dhe duhet të përshtatet. I nevojitet pak kohë.”

Top Channel