Real Madrid blen talentin norvegjez Martin Odegaard
22/01/2015 00:00
Real Madrid ka zyrtarizuar blerjen e talentit norvegjez Martin Odegaard me një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e internetit në orën 23:55 të ditës së mërkurë.
“Real Madrid dhe Stromsgodset Football kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Odegaardit”, lexohet në komunikatë.
Nuk publikohen shifrat e operacionit dhe kohëzgjatja e kontratës, por sipas mediave sportive të Madridit, 16-vjeçari do të firmosë për 6 sezone dhe paga e tij do të jetë rreth 3 milionë euro.
Ideja e drejtuesve madrilenë është që danezi të luajë me ekipin e dytë të Realit deri në fund të sezonit aktual e më pas të kalojë në skuadrën e parë.
Martin Odegaard kërkohej nga Bayern Munchen, Liverpool, Arsenal, Manchester City dhe PSG.
Top Channel