F1, Williams prezanton njëvendëshen e re FW37

21/01/2015 00:00

Kohë kursimesh edhe në Formulën 1. Nuk ka më shpenzime të mëdha me prezantimin e makinave të sezonit të ri, por skuderitë preferojnë që fotot e njëvendësheve të reja t’i postojnë në internet ose t’i publikojnë në revista. Ky është rasti i Williams, skuadra që prezantoi makinën e saj FW37 në revistën ‘F1 Racing’.

Pas publikimit të fotove, drejtori teknik Pat Symonds tha: “Makina e re është e ngjashme në ide me FW36-n, një makinë që eci mirë. Kemi përmirësuar pjesën aerodinamike të pjesës së përparme të njëvendëshes.”

Ndërkohë, pronari dhe themeluesi i ekipit, Frank Williams, thotë se çelësi i suksesit është bashkëpunimi me Mercedesin: “Kemi talent në skuadër dhe të gjithë punojnë pa pushim. Duam të fitojmë më shumë podiume në vitin 2015. Mezi pres fillimin e sezonit të ri.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel