Tapet i ri për stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”

21/01/2015 00:00

Ka nisur shtrimi i tapetit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, i cili
gjatë këtij sezoni ka qenë disa herë pengesë për cilësinë e lojës së
futbollit.

Gjendja e rënduar e fushës e cila është zëvendësuar 8 vite më parë, detyroi drejtorinë e stadiumit dhe FSHF-në që të bëjnë këtë ndërhyrje, një investim rreth 200.000 mijë euro.

Gjithsesi fusha e stadiumit kombëtar do të jetë e papërdorshme për të paktën 2 javë, kohë kjo që i nevojitet barit të ri të lidhet me pjesën e poshtme.

Punimet po vazhdojnë edhe në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe duket se me fillimin e fazës së tretë, skuadrat e kryqytetit do të kenë mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve në të dy stadiumet e tij, duke zgjidhur përkohësisht problemet e infrastrukturës.

Mësohet se cilësia e fushës është e njëjtë me atë të “Elbasan Arena” dhe stadiumit të Skënderbeut në Korçë, që njihen si tapetet më të mira në stadiumet tona.

Top Channel