Simeone: Unë te Reali? Kurrë!

20/01/2015 00:00

Diego Pablo Simeone i ka premtuar besnikëri të përjetshme Atletico Madridit duke thënë në një intervistë për fifa.com se kurrë nuk do të bëhet trajner i Real Madridit.

“Nëse do të nënshkruaja një kontratë me Realin në të bardhë? Është e vështirë, por besoj se do të hiqja dorë nga paratë dhe nuk do të firmosja fare”, tha Simeone.

Trajneri argjentinas ka një ëndërr, të drejtojë një ditë kombëtaren e vendit të tij: “Ëndrra ime është Argjentina, por pas shumë vitesh. Trajnerin e Argjentinës e imagjinoj një plak të qetë dhe të urtë. Pra, pas 12-13 vitesh.”

Simeone foli edhe për Leo Messin: “Është një lojtar që bën diferencën, por kombëtarja duhet të bëhet më e fortë.”

Top Channel