Cristiano: Motivohem nga Messi

20/01/2015 00:00

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se kërkon perfeksionin në të gjitha aspektet sportive për të vazhduar të përmirësohet si futbollist. Në një intervistë për ‘France Football’ ai shpjegoi se një nga arsyet që e mban të motivuar për të qëndruar në majë është edhe Leo Messi.

“Ka shumë mundësi që Messi është një nga faktorët që më motivon, pasi unë punoj për të qenë më i mirë se më të mirët në qarkullim. Konkurrenca të shton motivimin”, tha sulmuesi i Realit.

Portugezi theksoi se kujdeset shumë për veten në mënyrë që të jetë në formën e tij maksimale kur zbret në fushë: “Fle mirë dhe ushqehem mirë. E kërkoj perfeksionin edhe në këto gjëra që duken të vogla, por që të ndihmojnë të ruash ritmin.”

Edhe pse 29 vjeç dhe me tre Topa të Artë të fituar në karrierë, Cristiano thotë se aktualisht po punon në përmirësimin e disa aspekteve të lojës së tij: “Po mundohem të përmirësoj goditjen me të majtën, nisjen nga vendi dhe goditjet e dënimit. Kohët e fundit nuk kam qenë mirë me goditjet standarte dhe prandaj po stërvitem shumë me to.”

Top Channel