Ancelotti: Championsi me Milanin më i bukur se “La Decima”

20/01/2015 00:00

Trajneri aktual i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur se fitorja e Champions League me ekipin e Milanit kundër Juventusit ka qenë trofeu më i interesant në karrierën e tij, duke lënë pas madje edhe “La Decima”-n, Champion-sin e 10 të Realit, të cilin madrilenët e fituan nën drejtimin e tij.

“Unë kam qenë shumë me fat në karrierën time, edhe si lojtar dhe si trajner. Kam luajtur si futbollist me  Milanin dhe kam qenë me të vërtetë i bekuar si trajner i tyre. Nëse do të veçoja një nga trofetë e fituar, padyshim që është Champions-i i 2013-ës, kur mposhtëm në finale Juventusin sepse e fitoja për herë të parë atë kompeticion”, ka thënë Ancelotti për mediat italiane.

55-vjeçari fitoi titullin e tretë të tij europian, kur i bëri të munduar madrilenëve triumfin e 10 kontinental.

Duke përshkruar dallimet në punën e tij të ligave më të rëndësishme europiane, ai është shprehur se, “çdo ligë është e ndryshme dhe përvojat janë të ndryshme. Në Angli do të veçoja shpejtësinë me të cilën ata luajnë, në Francë agresivitetin, në Spanjë dashuria për futbollin, ndërsa në Itali padyshim taktika mbrojtëse”.

Top Channel