Real Madrid, kampion i dimrit në Spanjë

18/01/2015 00:00

Real Madrid ka arritur të mposhtë në transfertë Getafen duke u shpallur në këtë mënyrë kampion dimri në Ligën BBVA.

Dy gola të Cristiano Ronaldos dhe një gol i Gareth Bale i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti, e cila e mbylli pjesën e parë në barazimin 0-0.

Ishte një asist i mrekullueshëm i Benzema për Ronaldon ai që zhbllokoi ndeshjen në pjesën e dytë dhe që i hapi rrugën e fitores kampionëve në fuqi të Europës dhe Botës.

Top Channel