Juve-Roma, dueli për Falcao-n

17/01/2015 00:00

Radamel Falcao, lojtari i cili kaloi te Manchester Unitet gjatë merkatos së verës si një përforcim tepër i rëndësishëm, tashmë duket se nuk konsiderohet më si i tillë, duke mos treguar thuajse asnjëherë vlerat e tij.

Vetëm pas 6 muajve në “Old Trafford”, kolumbiani është jashtë planeve të Van Gaal, i cili vetëm një ditë më parë deklaroi se lojtarët duhet t’i tregojnë vlerat në fushën e lojës dhe jo në merkato, duke iu referuar sulmuesit.

Juventusi është hedhur në sulm prej ditësh për të rrëmbyer Falcao-n, por mediat italiane deklarojnë se edhe Roma nuk ka qëndruar pas duke u interesuar seriozisht për transferimin e tij. Të dyja skuadrat janë duke zhvilluar bisedime të fshehta me agjentin e lojtarit, duke tentuar më pas transferimin gjatë merkatos së verës.

Jorge Mendes, agjent i lojtarit është shprehur se Falcao do të luajë vitin e ardhshëm në një skuadër të madhe, duke nënkuptuar largimin nga United. Sipas “Daily Star”, kolumbiani do të kthehet në vere te Monaco dhe më pas do të vendos për të ardhmen e tij.

Top Channel