Robben: Transferimi te Bayern, vendimi më i mirë i karrierës

16/01/2015 00:00

Arjen Robben është i lumtur te Bayern Munchen dhe ka deklaruar se vendimi për t’u larguar nga Real Madrid në momentin që klubi spanjoll bleu yje si Cristiano Ronaldo dhe Kaka’ në verën e vitit 2009 ishte më i miri që ka marrë ndonjëherë.

“Kam ardhur te Bayern kur isha 25 vjeç dhe ishte vendimi më i mirë i karrierës sime”, tha holandezi për goal.com.

Në pesë sezonet e tij me bavarezët, 30-vjeçari ka arritur të fitojë shumë tituj: 3 Bundesliga, 3 Kupa të Gjermanisë, 2 Superkupa të Gjermanisë, 1 Champions League dhe 1 Superkupë Europe.

“Kemi kaluar një periudhë të shkëlqyer në vitet e fundit dhe jam shumë krenar që kam arritur të gjitha këto suksese me këtë klub”, theksoi Robben.

Top Channel