Barcelona kalon në çerekfinale dhe gjen Atletico-n

16/01/2015 00:00

Pasi arriti të eliminoi Realin, Atletico Madrid do të përballet me Barcelonën në çerekfinale, pasi këta të fundit mposhtën me lehtësi edhe në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit Elche-n me rezultatin 0-4 edhe pse Luis Enrique nuk kishte aktivizuar asnjë prej titullarëve të ndeshjeve të fundit.

Vendasit ishin të pafuqishëm dhe u mposhtën që në pjesën e parë, ku Barcelona arriti të shënonte 3 herë me Mathieu, Roberto dhe Pedron.

Në 45 minutat e dyta Barcelona u tregua disi më e kursyer, teksa shënoi vetëm një gol në minutat e fundit të takimit me brazilianin Adriano.

Me 9 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar Barcelona kalon në fazën çerekfinale ku e pret një superndeshje.

Top Channel