Tifozi i Romës bën “selfie”-n e Tottit tatuazh në krah

15/01/2015 00:00

Ishte një nga momentet më të bukura të fundjavës së kaluar në botën e futbollit. Francesco Totti, kapiteni i Romës, shënoi dy gola në derbin ndaj Lazios dhe festoi në një mënyrë shumë të veçantë: mori një celular dhe bëri një “selfie” pas golit të dytë.

Disa ditë pas kësaj, një tifoz i zjarrtë i Romës vendosi që këtë moment ta bëjë tatuazh në krahun e tij.

Në tatuazh shihet Totti me celularin në dorë duke i bërë foton vetes.

Top Channel