Low: Të ndjekim shembullin e Spanjës

15/01/2015 00:00

Joachim Low, trajneri i kombëtares gjermane të futbollit, ka deklaruar se sfida që ka përpara Gjermania pas fitores së Botërorit në Brazil, është që të fitojë Europianin dhe Botërorin e ardhshëm, ashtu siç ka bërë Spanja duke fituar 3 trofe të mëdhenj radhazi.

“Duhet të përsërisim suksesin, kjo është sfida jonë. Spanja e bëri dhe ne duhet ta ndjekim shembullin e saj. Kur një skuadër fiton tre turne radhazi, tregon që ka cilësi, zgjuarsi dhe ambicie”, tha trajneri më i mirë i vitit 2014 në një intervistë për fifa.com.

Low deklaroi se në kuadër të Euro 2016, ai do të bëjë disa ndryshime në skuadër: “Do të ketë ndryshime pasi ka lojtarë që janë dëmtuar në Botëror dhe nuk e kanë rekuperuar formën e plotë, kështu që na është dashur të sjellim lojtarë të rinj në skuadër.”

Top Channel