Luis Enrique, i ftohtë me Messin: Nuk e pashë mbrëmjen gala

14/01/2015 00:00

Luis Enrique doli në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit që Barcelona do të luajë ndaj Elches dhe u përball me të tjera pyetje mbi Messin, me të cilin duket qartë se nuk ka një marrëdhënie të mirë. Kur u pyet nëse ylli argjentinas mund të fitonte Topin e pestë të Artë të karrierës me fanelën e Barcelonës, ai tha: “Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja.”

Mbrëmja gala e Topit të Artë – “Fatkeqësisht nuk pata mundësinë ta shikoja.”

E ardhmja e Messit
– “Nuk dua të ushqej polemika. Ju gazetarëve ju leverdis, mua jo.”

Largimi i mundshëm i Messit në fund të sezonit
– “Jam i përqendruar në ekipin që kam këtë sezon, të shohim sa larg do të arrijmë. Nëse vetë ai ka thënë që ka dëshirë të qëndrojë këtu edhe për vitet e ardhshme, nuk ka kuptim të vazhdohet me këtë çështje.”

Top Channel