Pogba: E ardhuroj United, u tregova i paduruar me Fergusonin

14/01/2015 00:00

Mëkate të rinisë… Me këtë term, me të cilin mund të jetë emëruar një listë e gjatë për Paul Pogba, francezi ka hedhur vështrimin pas në kohë dhe ka përfshirë në të edhe largimin nga Manchester United, një klub që tashmë duket se është gati për një megaofertë prej 100 milionë eurosh kundrejt tij.

Anglezët nuk janë të vetmit që kërkojnë shërbimet e mesfushorit të talentuar, por Pogba duket se i ka hapur dyert për një rikthim të mundshëm te “djajtë e kuq”. Këtë e ka shprehur gjatë një interviste për revistën britanike “Four Four Two”, gjatë së cilës është shprehur se “është treguar tepër i paduruar në të kaluarën”.

21-vjeçari i Juventusit kaloi vetëm një periudhë të shkurtër në “Old Trafford”, vetëm 1 sezon që ishte grumbulluar me ekipin e parë (2011-12), por pa luajtur as edhe një minutë të vetme, përpara se të pranonte ofertën e bërë nga bardhezinjtë.

“Ferguson thoshte se kishte besim te mua, por nuk më fuste kurrë në lojë. Thoshte se isha shumë i ri, por që herët a vonë do të vinte edhe momenti im. Thjesht nuk u tregova i duruar”, është shprehur ai.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk do të flas kurrë me United, unë e adhuroj atë klub”, ka vijuar më tej francezi, i cili mund të jetë në qendër të një operacioni gjigant mes Torinos dhe Manchesterit.

Top Channel