Totti: Do të vazhdoj të luaj, jam ende i rëndësishëm

14/01/2015 00:00

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti ka siguruar tifozët e ekipit kryeqytetas se ai do të vazhdojë të luajë ende dhe nuk është duke shqyrtuar një tërheqje nga futbolli apo një largim nga klubi me të cilin është i lidhur që prej vitit 1989 dhe aktualisht ka një kontratë deri në 2016-ën.

Ai u vlerësua nga trajneri Rudi Garcia si një “gjeni” pas derbit të jashtëzakonshëm për 38 vjeçarin, i cili shënoi dy gola të mrekullueshëm në barazimin 2-2 ndaj Lazio-s në fundjavë.

“Nuk kam menduar për të gjetur një punë tjetër. Kam ende pasion për futbollin, më pëlqen ajo që bëj dhe jam i aftë për të qenë ende i rëndësishëm”, ka thënë kapiteni i Romës për Uefa.com.

Top Channel