Milani mposht Sassuolo-n, kalon në çerekfinale të kupës

13/01/2015 00:00

Milani hakmerret ndaj Sassuolo-s për humbjen e një jave më parë në kampionat, duke e eliminuar nga Kupa e Italisë.

Lojtarët e drejtuar nga Inzaghi edhe këtë herë e kanë pasur mjaft të vështirë të arrinin te fitorja ndaj Sassuolo-s, e cila i mposhti kuqezinjtë një javë më parë 1-2 në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për kampionat, ndërsa këtë herë një gol i Pazzini-t në minutën e 39-të dhe realizimi i De Jong vetëm 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, zhvlerësuan golin e vetëm të shënuar nga Nicola Sansone nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore kuqezinjtë fituan të drejtën për të qenë një prej 8 ekipeve çerekfinaliste në Kupën e Italisë, ku do të ndeshen me fituesin e çiftit Torino-Lazio, ndeshje e cila do të zhvillohet të mërkurën.

Top Channel