Kroos: E padrejtë që Neuer është pas Messit

13/01/2015 00:00

Toni Kroos nuk është i kënaqur me votimet për Topin e Artë FIFA. Sipas mesfushorit gjerman të Real Madrid, është e habitshme që Messi ka dalë i dyti, duke lënë pas portierin Manuel Neuer.

“Është e habitshme dhe e padrejtë që Neuer është pas Messit në votime. Besoja se Cristiano dhe Neuer do ishin afër me vota. Cristiano ishte lojtari më i mirë me diferencë, ndërsa Neuer ishte portieri më i mirë me diferencë. Duhej ta diskutonin mes tyre çmimin”, tha Kroos.

“Manuel e meritonte, por edhe Cristiano e meritonte”, tha mesfushori për ‘Sky Sport News’.

Top Channel