Messi: Edhe iki, edhe s’iki

12/01/2015 00:00

Pasi luajti një rol vendimtar në fitoren e skuadrës së tij ndaj kampionëve të Atletikos së Madridit, për televizionin zyrtar të Barcelonës, Lionnel Messi hodhi poshtë të gjithë zërat që përfliteshin ditët e fundit që e shohin atë larg katalanasve.

Deklarata e shoqëruar edhe me një lumë kritikash për mediat në Barcelonë, qetësoi tifozët katalanas, por kjo qetësi ka zgjatur vetëm pak orë pasi asi argjentinas hedh sërish një shashkë.

“Nuk jam i sigurtë se ku do të jem vitin e ardhshëm. Në botën e futbollit shumë gjëra mund të ndryshojnë brenda natës”, tha Messi në intervistën e dhënë pak para nisjes së ceremonisë së dorëzimit të “Topit të Artë”.

Megjithatë kjo fjali është zbutur disi me atë pasuesen, kur tha se dëshira e tij është që të mbyllë karrierën tek Barcelona, ose tek Newell’s Old Boys në Argjentinë.

Top Channel