Totti feston golin me “selfie”
12/01/2015 00:00
Francesco Totti, legjenda e Romës. Me dygolëshin në derbin e së dielës ndaj Lazios, kapiteni i verdhekuqve u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e derbit të kryeqytetit italian dhe një arritje e tillë meritonte një festim të veçantë.
Veterani kishte menduar për këtë gjatë javës dhe pasi shënoi golin e dytë, ai festoi duke bërë një “selfie”.
“E kisha menduar gjatë javës. Unë nuk i bëj zakonisht fotot pasi dua të kem një jetë private, por ky është një kujtim për një rast të veçantë. Një kujtim për të gjithë”, shpjegoi Totti.
Top Channel