Derbi Roma-Lacio nuk ka fitues, shkëlqen Totti

11/01/2015 00:00

Roma dhe Lacio dhuruan spektakël në derbi, megjithëse në fund nuk pati fitues, por një barazim 2-2.

Francesco Totti dhe Felipe Anderson ishin dy personazhet kryesorë të kësaj super ndeshje. Braziliani i Lacios zhvilloi një pjesë të para mjaft të mirë, duke dhënë një asist për Maurin dhe realizoi edhe golin e dytë për Lacion nga një distancë e madhe.

Në pjesë e dytë ishte radhe e kapitenit roman, 38-vjeçarit Francesco Totti, i cili ishte autor i dy supergolave duke barazuar shifrat për Romën.

Të dyja ekipet bënë të pamundurën deri në minutat e fundit për të marrë fitoren, por rezultati mbeti i pandryshuar, 2-2.

Mesditën e së dielës Interi arriti të fitojë 3-1 ndaj Xhenovas me një lojë bindëse, ndërsa Fiorentina mposhti 4-3 Palermon. Të dielën u luajtën edhe ndeshje të tjera të javës së 18 të Serisë A ku, Ku Atalanda barazoi me Kievon, Kaliari mposhti 2-1 Cezenën, Veona 3-1 Parmën, ndërsa Sampdoria fitoi me një gol ndaj Empolit, me të cilin aktivizohet edhe lojtari i kombëtres sonë, Elseid Hysaj.

Top Channel