Milani ndalet sërish, barazim 1-1 me Torinon. De Sciglio me të kuq

11/01/2015 00:00

Milani sërish nuk ka mundur të fitojë, teksa në javën e dytë të 2015-s barazon në transfertë me Torinon.

Kuqezinjtë shënuan të parët 3 minuta pas fillimit të ndeshjes me një 11-metërsh, i cili fitohet dhe shndërrohet në gol nga Menez. Minutat në vazhdim tregojnë një Milan të tërhequr dhe një Torino me më tepër nisma sulmuese.

Në fund të 45 minutave kuqezinjtë mbeten me 10 lojtarë, pasi De Sciglio merr edhe kartonin e dytë të verdhë. Në pjesën e dytë ka vetëm një skuadër që luan.

Vendasit përfitojnë nga epërsia numerike dhe, pas presioneve dhe aksioneve të shpeshta, 9 minuta nga fundi i takimit, Glik shënon golin e barazimit. Të dyja skuadrat ndahen me nga një pikë nga kjo përballje, njëkohësisht konfirmohen problemet e kuqezinjve në konsolidimin e skuadrës.

Top Channel