Milan në kërkim të pikëve

10/01/2015 00:00

Sasuolo-Udineze në orën 18:00 dhe Torino-Milan në orën 20:45 hapin javën e parafundit të fazës së parë të Serisë A.

Në ndeshjen e parë, vendasit nuk mund të quhen më modestë, dhe as surprizë pasi këtë e treguan edhe në ndeshjen e parë për këtë vit, të zhvilluar të martën kur fituan ndaj Milanit në San Siro me rezultatin 2-1.

Pikërisht kjo humbje e bën akoma më detyruese fitoren e kuqezinjëve sonte në transfertën e vështirë të Torinos, për të vazhduar për të shpresuar për realizimin e objektivit, një vend në zonën e Ligës së Kampioneve.

Blerja më e re, Alessio Cerci pritet ta nisë takimin nga stoli përballë ish-skuadrës së tij.

“Dëshiroj të aktivizoj Cerci-n që nga minuta e parë, por më parë duhet të shoh gjendjen e tij fizike. Po përmirësohet dita-ditës”, tha Inzaghi.

Një tjetër dilemë është edhe El Shaaraëy. Sulmuesi vetëm dje iu bashkua grupit pas një dëmtimi të lehtë dhe vështirë se do të jetë në gjendje për të formuar ‘tridhëmbëshin’ në sulm, ndaj alternativa është Niang dhe Bonaventura.

Top Channel