Yaya Toure, Topi i Artë i Afrikës për vitin 2014
09/01/2015 00:00
Yaya Toure, mesfushori i Manchester City, është shpallur lojtari më i mirë afrikan i vitit 2014.
Në votimet për Topin e Artë të Afrikës, lojtari nga Bregu i Fildishtë la pas portierin nigerian Vincent Enyeama dhe sulmuesin nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang.
Kjo është hera e katërt radhazi që Yaya Toure e fiton këtë çmim dhe barazon kështu kamerunasin Samuel Eto’o.
Top Channel