Chelsea duhet të shpenzojë 639 milionë nëse do Messin

09/01/2015 00:00

Chelsea tashmë e di sa shumë do i kushtojë blerja e mundshme e Leo Messit. Sipas tabloidit ‘The Sun’, argjentinasi i ka bërë të ditur klubit londinez pagën që kërkon nëse largohet nga Barcelona dhe kjo shifër është stratosferike: operacioni do i kushtonte “Bluve” plot 639 milionë euro.

Kjo është shifra në total që duhet të paguajë Chelsea: blerje (250 milionë euro), pagë për 6 vite kontratë (mendohet se paga e Messit do të jetë mbi 20 milionë euro në sezon) dhe gjithashtu ky operacion do të ketë edhe shpenzime të tjera që do e çojnë shifrën në 639 milionë euro.

‘The Sun’ publikon se Messi ka ndërmend të largohet nga Barcelona pasi “është mërzitur nga shumë gjëra që po ndodhin në klub”.

Top Channel