Hojbjerg rinovon me Bayernin, por huazohet tek Augsburgu

08/01/2015 00:00

Mesfushori danez Pierre-Emile Hojbjerg ka rinovuar kontratën e tij me Bayern Munchen deri në qershorin e vitit 2018, përpara se të huazohej për tek Augsburgu deri në fund të sezonit aktual.

“Kjo është një shenjë e qartë që Bayern i jep Hojbjergut, se kërkon të mbështetet tek një lojtar si ai për të ardhmen, por në të njëjtën kohë, huazimi i tij tek Augsburgu është një zgjidhje e mirë për të, për të fituar sa më shumë eksperiencë duke gjetur më shumë hapësira aktivizimi, përpara se të kthehet sërish te ne”, ka shpjeguar drejtori sportiv i bavarezëve, Matthias Sammer.

Hojbjerg, 19 vjeç, ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje për gjigantët e Bundesligës gjatë këtij kamionati, ndërkohë që edhe ekipi ku ai ka shkuar për të luajtur, Augsburg, nuk ndodhet shumë larg kryesuesve të kampionatit gjerman, pasi gjenden në vendin e 6 me 18 pikë diferencë nga bavarezët.

Top Channel