CAS-i i Lozanës pranon apelimet e Shqipërisë dhe Serbisë

08/01/2015 00:00

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës ka marrë tashmë zyrtarisht dhe ka regjistruar procedurat apeluese të dy federatave të futbollit; njëra mes FSHF-së dhe UEFA-s, ndërsa tjetra mes Federatës serbe dhe UEFA-s.

Apelimet lidhen e kundërshtojnë njëkohësisht vendimin e marrë nga trupa e Apelit të UEFA-s më 2 dhjetor 2014, i cili konfirmonte një vendim të mëparshëm të Komitetit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s.

Çështjet respektive janë ngritur për ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Euro 2016, të luajtur mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor 2014 në Beograd, e cila u braktis përpara përfundimit të ndeshjes. Pas hetimeve ndaj ngjarjeve të ndodhura gjatë dhe pas ndeshjes, Disiplina e UEFA-s sanksionoi Federatën serbe me 3 pikë penalizim në këtë raund aktual kualifikuesesh, si dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh, shtuar faktit që duhet të zhvillojë dy ndeshje vendase pa tifozë (ndaj Danimarkës e para). Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit është sanksionuar me humbjen e ndeshjes 3-0 në tavolinë dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Gjatë apelimit në Gjykatën e Lozanës (CAS), federatat respektive të Shqipërisë dhe Serbisë synojnë të anulojnë vendimet e marra nga UEFA, e për pasojë të reduktojnë sa të munden sanksionet e vendosura nga trupa qeverisëse e futbollit europian. Dy procedura arbitrazhi janë hapur dhe po shqyrtohen në bazë të Kodit Sportiv të Arbitrazhit të Lozanës.

Top Channel