Inter, dorë e hekurt ndaj Osvaldos: gjobë dhe largim në merkaton e janarit

08/01/2015 00:00

Interi ka vendosur të dënojë ashpër sulmuesin Osvaldo. Arsyeja? Argjentinasi reagoi shumë keq pasi Icardi nuk i pasoi topin në ndeshjen ndaj Juventusit, e zhvilluar të martën në mbrëmje dhe kjo gjë nuk është gëlltitur nga drejtuesit.

Osvaldo iu sul partnerit të tij të sulmit me tërbim dhe ishte ndërhyrja e Guarinit ajo që shmangu një sherr në mes të fushës. Ky episod ka tërbuar trajnerin Roberto Mancini, i cili ka vendosur të mos e grumbullojë për ndeshjen e radhës ndaj Genoas.

Gjithashtu, klubi pritet ta gjobisë sulmuesin dhe në të njëjtën kohë ta nxjerrë në merkato. Italo-argjentinasi, i cili ka ardhur në formë huazimi nga Southampton, duket se ka gati valixhet duke mbyllur kështu shumë shpejt aventurën zikaltër.

Top Channel