Kombëtarja U-19 humb miqësoren me Italinë

08/01/2015 00:00

Kombëtarja shqiptare U-19 humbi 1-2 në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena” ndaj bashkëmoshatarëve italianë. Skuadra e drejtuar nga Altin Lala zhvilloi një ndeshje të mirë dhe me shumë raste shënimi, por e ndëshkuan dy gabime në mbrojtje.

Golin për kuqezinjtë e shënoi Rei Manaj në minutën e 71 pasi finalizoi një 11-metërsh të fituar nga vetë ai.

Për “axurrët” shënuan Bifulco dhe Dalmonte.

Top Channel