Raundi i parë shkon për Atletico Madrid: në stadiumin “Vicente Calderon” skuadra e Diego Simeones mundi Realin e Madridit me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Kupës së Mbretit.
Një ndeshje që u zhbllokua vetëm në minutën e 58 falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Raul Garcia. Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 76, kur Gimenez dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga goditja e këndit.
Carlo Ancelotti la pushim Cristiano Ronaldon, ndërsa Diego Simeone e nisi ndeshjen me Fernando Torresin në fushë.
Të enjten e ardhshme do të luhet ndeshja e kthimit në “Santiago Bernabeu”.
Ndeshjet e tjera të Kupës së Mbretit në Spanjë dhanë këto rezultate:
Villarreal – Real Sociedad 1-0
Almeria – Getafe 1-1
Valencia – Espanyol 2-1
Top Channel